Aktuale

Rrëmbehet një vajzë në Prishtinë, gjatë ikjes pëson vetë aksident

Dje në Prishtinë, një mashkull ka rrëmbyer një femër. Viktima-femër ka arritur që të ikë nga shtëpia e të dyshuarit me veturën e tij, por gjatë ikjes ka shkaktuar vetë aksident.
Rasti është raportuar në polici dhe policia ka arrestuar të dyshuarin, transmeton Gazeta Express.

“Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pa municion”, njofton raporti policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.