Aeroplani i kompanisë libiane “Afrika Airways” I cili fluturonte nga qyteti Sebha në Tripoli është rrëmbyer sot dhe më pas ka aterruar në Maltë.
Siç raporton Reuters duke cituar gazetën “The Times of Malta” aeroplani “Airbus A320”, me 118 udhëtarë gjenden edhe dy rrëmbyesit që kanë kërcënuar se do ta hedhin në erë aeroplanin.
Kryeministri i Maltës Joseph Muskat ka shkruar në Twitter se është i informuar për rrëmbimin e mundshëm dhe se operacionet e shpëtimit dhe sigurisë janë të gatshme.
“The Times of Malta” shkruan se rrëmbyesi për të cilin konfirmohet se ka bombë dorë është mbështetës i liderit të vrarë libian Muamer el Gadaf dhe se ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë të gjithë udhëtarët nga aeroplani nëse përmbushen kërkesat e tij, por nuk dihet se çka ka kërkuar saktë.