Aktuale

Rregullat e reja për regjistrimin e veturave

Një rregull i ri i vendosur nga Ministra e Punëve të Brendshme ka vë para aktit të kryer vozitësit.
Secili nga ata që ngasin vetura dhe kanë gjoba të papaguara do të hasin në probleme kur ta bëjnë regjistrimin e automjeteve.

Nga sot e tutje, asnjë makinë nuk do të mund të regjistrohet apo të shitet pa i bërë pagesat e tiketave të marra në trafik.

Prapa kamerës së T7 qytetarët theksojnë se ky kushtëzim është i papranueshëm.

Madje ata thonë se kjo po bëhët në mënyrë që të mbushet bugjeti i Kosovës.

Por, kështu nuk mendon zv.ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, i cili thekson se kjo po bëhet për të sjellë rregull në çështjen e regjistrimit të veturave.

“Nuk kemi marrë një vendim që sanksionon qytetarët, por të krijojmë një sistëm të funksionimit normal dhe njëkohësisht të dijmë se kush po i keqpërdor veturat.”

Krijimi i data bazës së të dhënave sipas zv.ministrit do të ulë mundësinë e keqpërdorimeve të veturave nga vozitësit.

“Kemi arritur të krijojmë një data bazë që lidh gjitha qendrat e automjetëve dhe mundësia është e vogël të mos pagesës dhe keqpërdorimeve të tjera.”