Rajon & Botë

Rrëfimi rrëqethës i vajzës që u përdhunua 3 mijë herë nga babai (FOTO)

Josef Fritzl është një austriak i cili e mbajti vajzën e tij të izoluar në një bodrum për 24 vjet rresht, duke e përdhunuar më shumë se 3 mijë herë.
Në prill të vitit 2008, gjithçka ishte zbuluar. Kur policia e pyeti vajzën, Elisabeth Fritzl, për atë që kishte ndodhur, fjalët e para të saj ishin: “Askush nuk do të më besojë”.

Fjalët e rënda të një viktime e cila nuk e pa dritën e diellit për 24 vjet, duke u shfrytëzuar seksualisht nga babai i saj, i ka bërë të ditura hetuesi i policisë, Willibald Reitner, polici austriak i cili e kishte intervistuar vajzën, pasi babai i saj ishte arrestuar.

“Pasi zhvilluam një bisedë çliruese me viktimën, ajo e ndërroi qasjen. Fillimisht ajo pati disa kushte, ajo nuk donte ta shihte babanë e saj kurrë më”, tregon Reitner, duke shtuar se ajo gjithnjë frikësohej se tregimin e saj nuk do ta besonte askush, raporton Mirror.

Josef Fritzl e mbajti vajzën në një bodrum special nën shtëpi, kurse gruas e policisë u tha që vajza kishte ikur nga shtëpia me një kult fetar.

Pas 24 vitesh, kur një nga fëmijët ishte sëmurë, ai e dërgoi në spital atë dhe vajzën, e cila ia tregoi ngjarjen policisë dhe gjithçka doli në shesh. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, kurse tani është 82 vjeçar dhe gjallë në burg.