Raportimet për abuzim seksual të Harvey Winstein kanë nxitur shumë gra të flasin për ngjarjet e tyre.
Aktoret Reese Witherspoon dhe America Ferrera janë shprehur të hënën se kanë qenë viktima të abuzimit seksual kur kanë qenë të reja, raporton CNN.
Gjatë përvjetorit të 24-të të Elle Women në Hollywood, Reese është shprehur që skandali i Weinstein e ka prekur thellë atë duke qenë se ka përjetuar më parë eksperienca të tilla.
“Përvoja ime paraprake është kthyer në jetë menjëherë dhe kam pasur telashe të fle, mendoj dhe të flas”- ka thënë Witherspoon. “Jam e pështirosur nga regjisori që ka abuzuar me mua kur kam qenë 16 vjeçe dhe e zemëruar të menaxherët dhe producentët që më kanë bindur se heshtja është kusht i punësimit tim”, ka thënë aktorja, transmeton KosovaPress.
Edhe aktoret America Ferrera dhe Jennifer Lawrence janë shprehur se kanë qenë të dhunuara më parë. Ferrera ka rrëfyer se është abuzuar në moshën 9 vjeçare nga një burrë i rritur ndërkaq Lawrence ka treguar që është detyruar të humb deri në 10 kilogramë për dy javë për një rol. Pastaj, një regjisore i kishte detyruar atë dhe disa aktore të tjera të viheshin në rresht dhe i kishte fotografuar ato të zhveshura.