Në emisionin e mëngjesit “Express Morning” në T7, mysafir kyresorë ishte Ramiz Krasniqi, atëherë bashkëlojtar i legjendës Fadil Vokrri, ndërsa tash selektor i Kombëtares së Kosovës për U19.
Përpos arritjeve të Vokrrit, Krasniqi si mik i afërt tregoi edhe personalitetin e tij dhe fjalët që ai ua tha miqve para ndeshjeve të atëhershme.
Ai gjithashtu ka treguar se Vokrri e kishte edhe një problem tjetër shëndetësor përvec atij me zemër që i ishte paraqitur kohën e fundit.
“Fadili e ka pasë edhe një problem të këmbës edhe nuk ka mujtë shumë me lëvizë, sepse edhe mjekët vetë i kanë tregu që të ketë sa më pak lëvizje – edhe ajo ka qenë një prej faktorëve që ndoshta ish dashtë me ec pak më shumë”.
Për më shumë detaje te tjera mund ta ndiqni intervistën e dhënë nga Krasniqi ekskluzivisht për “Express Morning”.