Një nënë në Francë ka shpjeguar para gjykatës se çfarë ishte në pyetje që ajo e braktisi vajzën e saj të vogël buzë plazhit duke e lënë të vdes nga valët e detit.
Fabienne Kabou, 39 vjeç e fajësoi magjinë për veprimet e saj duke pretenduar se është prekur nga ajo kur po bënte pazar.
Ajo ka treguar se kishte luajtur me vajzën e saj, e kishte ushqyer me gji dhe pastaj e kishte dërguar afër plazhit dhe e ka braktisur.
“Ajo nuk lëvizte dhe ishte aq e heshtur. Ishte shumë errët por çizmet e mia u mbushën me ujë dhe unë e kuptova se uji e ka mbuluar edhe vajzën time”, ka treguar ajo.
Vajza është braktisur nga e ëma, ndërsa trupi i saj i pajetë është gjetur të nesërmen nga një peshkatar.
Avokati i saj ka treguar se gruaja 39 vjeçare nuk kishte asnjë shpjegim tjetër për veprimet e saj, përveç se ishte një “magji”.
Ajo ka treguar se ka shpenzuar rreth 40 mijë dollarë për të ditur se çfarë ishte ndjenja brenda saj që nuk e donte fëmijën e vet para se ta vriste atë.
Psikologët e gjykatës kanë konstatuar se gruaja m und të ketë qenë e prekur nga depresioni i të paturit fëmijë dhe kjo e ka shtyrë deri tek akti mizor.