Shtetasja gjermane e dënuar më 8 vjet burgim ka rrëfyer për herë të parë se kush e kishte kontaktuar me telefon për të gjetur lidhje me pronarët e kompanisë austriake – OeSD rreth tenderit.
Ajo ka treguar se si një biznesmen kishte kërkuar prej saj të lidhej me kompaninë austriake.
Ai ishte Bashkim Shala, një njëri i afërt me Kadri Veselin. Ai kishte shoqëruar Veselin në fushatën zgjedhore të vitit 2014.
Po ashtu, Veliaj ka treguar për ryshfetet që u jepte zyrtarëve të MPB-së dhe shumën që i kishte dhënë biznesmenit Shala.
Ajo ka treguar për një takim në hotel “Prishtina” në Prishtinë me pronarin dhe drejtorin e kompanisë austriake OeSD, me të cilët ishte marrë vesh për përqindjen e ryshfetit.
Velijaj ka zbuluar për Insajderinse si ishte themeluar kompania me qëllim të shpëlarjes së parave.
Ajo e pranon përgjegjësinë e saj, por tregon se EULEX-i nuk ka dashur ta zbulojë rastin deri në fund.