Fun

Rrëfehet i riu i varur nga muzika tallava, nuk mund të mbajë lotët (Video)

Faton Islami, është djaloshi i cili ka kohë që bën video satirike dhe komedie, por që famën arriti ta krijojë nga parodia që bëri me këngën e Era Istrefit- BonBon e që ai e sjelli me Llom Llom.

Por, suksesi i arritur me këtë video bëri që djaloshi të vazhdoj me një video tjetër, e që këtë herë i kushtohet muzikës “tallava” e cila dëgjohet shumë shpesh në vendin tonë, veçanërisht në dasma, njofton KosovaPress.

Fatoni dëshiron të njihet përmes pseudonimit Phatooni, pasi që edhe kanali i tij në YouTube mban këtë emër. Më poshtë mund të gjeni videon në të cilën ai thotë që është i varur nga muzika tallava: