Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht një motër midicinale në vendin e saj të punës.
Incidenti sipas viktimës ka ndodhur pasi i dyshuari ishte i pakënaqur me trajtimin që viktima ia kishte bërë nënës së të dyshuarit derisa ishte për kontroll mjekësor.
Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Vushtrri./KP
Tags:rrahje