Aktuale

Rrahu gruan dhe kërcënoi familjen, i konfiskohen tri revole

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që njëri nga të dyshuarit ka rrahur bashkëshorten e tij, si dhe të njëjtën e ka kanosur se do ta vras, po ashtu i dyshuari i ka kanosur edhe familjarët e vet.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë, ndërsa njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar tri revole njëra e tipit HS-9×19 me 5-fishek, dhe dy  TT-7.62 mm, me 11-fishek dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.