Aktuale

Rrahje për parking në Gjilan

Policia ka arrestuar në Gjilan një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një parkimi të një veture, ka sulmuar fizikisht viktimën e gjinisë mashkullore.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18 :30 në rr. “Medllin Ollbrajt”, në Gjilan.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.