Katër persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa, dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/