Aktuale

Rrahje në Prishtinë, në mesin e tyre përfshihet edhe një femër

Nga raporti 24 orësh i policisë, është bërë e ditur se dje në Prishtinë janë rrahur mes vete dy meshkuj në rrahje është përfshirë edhe një femër, bashkëshortja e njërit prej tyre.

Të dy meshkujt kanë pranuar trajtim mjekësor

“Prishtinë 05.12.2016-13:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur në mes veti. Në rast është e përfshirë edhe e dyshuara femër K-Shqiptare bashkëshorte e njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e rrahjes dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit më pas me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje’, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Express