Një rrahje në mes të disa personave ka ndodhur rreth orës 16:00 tek objekti i nënkalimit në Prishtinë.
Përleshjen e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë nga rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një rrahje. 1 person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për në kujdes mjekësor, i njëjti është edhe i dyshuar. Ndërkohë që dy persona të tjerë janë dërguar në stacionin policor”, ka thënë Ahmeti.
Policia tashmë ka dal në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e rrahjes./GazetaExpress/



