Dy persona janë arrestuar pasditen e së mërkurës në Prishtinë, pasi që të njëjti kanë rrahur një person.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.