Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë orëve të natës në komunën e Pejës, me ç’rast tetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe për pasojë janë shtrirë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.
Me të marrë informatat për këtë ngatërresë që ndodhi në fshatin Qyshk , kanë intervenuar njësitet relevante të stacionit policor në Pejë, të cilat edhe kanë arritur ta vejnë situatën nën kontroll.
“Lidhur me rastin 8 (tetë) persona të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit një është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali”, thuhet në komunikatën e dërguar për medie.
Bëhet e ditur se njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në ngatërresën, e cila bëri për spital tetë persona.
Nga gjashtë të intervistuarit me urdhër të prokurorit të shtetit katër janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale ‘lëndim i rendë trupor’, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus