Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan janë arrestuar pesë të dyshuar, meshkuj shqiptarë. Ata, pas një mosmarrëveshje në një diskotekë, janë përleshur ndërmjet vete.
Në njoftim të Policisë thuhet se si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
“Me urdhër të prokurorit katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri i dyshuar është liruar”, thuhet në fund të njoftimit.