Aktuale

Rrahje në Lipjan, ia sulmojnë gruan

Një rrahje në mes tre personave ka ndodhur në Lipjan, pasi dy nga ta kanë sulmuar bashkëshorten e të dyshuarit tjetër.

Sipas Policisë, një i dyshuar ka takuar dy të tjerë duke ia sulmuar bashkëshorten, e cila kishte shkuar për vizitë në fshatin Janjevë, te vëllezërit e saj.

Me të vërejtur sulmin, bashkëshorti i saj, ka filluar rrahjen me dy të dyshuarit me ç’rast raportohet se është përdorur edhe një sprej.

Si pasojë e rrahjes tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, si dhe viktima. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit  me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./KosovaPress/