Aktuale

Rrahje në Gjakovë, ka të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/