Aktuale

Rrahje në burgun e Dubravës

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rrahje në burgun e Dubravës në Istog.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se dy persona e kanë rrahur një tjetër. Nuk është treguar nëse në rrahje janë përfshirë vetëm të burgosurit, apo edhe gardian.

“Raportohet se në burgun e Dubravës ka ndodhur një rrahje. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/