Aktuale

Rrahje mes vajzave dhe djemve në Ferizaj

Një rrahje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, në mes një grupi të femrave dhe të meshkujve dhe thuhet se një vajzë ka mbetur pa ndjenja nga goditjet që ka marrë.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur ditë më parë në parkingun e një pompe të derivateve në qytetin e Ferizajt.

Nga pamjet e siguruara shihet se fillimisht kacafyten femrat në mes vete, e pastaj në përleshje përfshihen edhe meshkujt.

Njëra nga vajzat thuhet se ka mbetur pa ndjenja pasi një djalë e godet atë.

the authorBurbuqe Metolli