Aktuale

Rrahje masive në Suharekë, një person i lënduar

Një rrahje masive ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas rrahjes që kishte ndodhur mes katër personave, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, raporton lajmi.net.

Gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe shufër metalike.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./Lajmi.net/