Aktuale

Rrahje masive në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë përfshirë në një rahje mes vete.

Në raportin e PK-së thuhet se në këtë përleshje një femër është lënduar e cila ka marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht tri viktima: një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptarë, prej të cilave njërës viktimë femër i ka shkaktuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli