Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:43 janë arrestuar katër persona të cilët janë përfshirë në një rrahje.
Rrahja mes tyre ka filluar pas një mosmarrëveshje meçë rast ka intervenuar policia ku janë arrestuar të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës./FaktePlus