Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg në veri të Brazilit, ku 33 të burgosur kanë mbetur të vrarë pas një përleshje.
Sekretari lokal i Sigurisë, Uziel Castro, ka thënë për mediat e huaja se përgjegjës për vdekjet në burgun Penitenciaria Agricola de Monte Cristo, ishte një bandë narkotrafikantësh.
Ai tha se disa trupa janë gjetur pa koka, por shtoi se tashmë situata është vënë në kontroll.Ekspertët e sigurisë kanë ngritur alarmin për rritjen e dhunës në Brazil, ku grupet gangstere kanë në kontroll burgje të caktuara. Ngjarja e sotme vjen pak ditë pas masakrës ku gjetën vdekjen 56 të burgosur. /shekulli.com