Aktuale

Rrahje e gjuajtje me armë te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, kurse disa të tjerë kanë marrë lëndime trupore për shkak të rrahjes mes vete.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë tek vendi i quajtur “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Siç merr vesh Agjencia e Lajmeve FaktePlus plumbat janë shkrepur pasi personat e përfshirë në këtë rast ishin rrahur edhe fizikisht mes vete.

Ata kishin nisur kacafytjet në një pjesë tjetër të kryeqytetit e për të vazhduar mandej tek “Kafet e Vogla” ku edhe janë gjuajtur e plagosur me armë.

Aktualisht nuk dihet se cila është gjendja e të plagosurit dhe a ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë rast.