Rajon & Botë

Rrahet një mysliman në afërsi të xhamisë në Floridë

Një grup islamik për të drejta civile, ka deklaruar që ditën e shtunë një person mysliman është rrahur jashtë xhamisë në Fort Pierce Islamic Center, Florida, Amerikë shkruan The Guardian.

Këtë xhami e kishte frekuentuar edhe sulmuesi i klubit në Orlando, Omar Mateen.

Grupi i lartpërmendur kishin kërkuar shtimin e masave të sigurisë tek qendra islamike, pasi që kishin pranuar kërcënime të shumta, gjë që autoritetet lokale e kishin injoruar.

Këshilli për marrëdhëniet amerikano-islamike, ka lëshuar një deklarate duke thënë që në afërsi të xhamisë është ndalur një fugon i bardhe nga i cili një person kishte brohoritur “ Ju mysliman duhet të ktheheni në shtetin tuaj”

Ndër të tjera në deklaratë thuhet që ky person kishte rrahur viktimën duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Viktima ende nuk është identifikuar.