Gjatë ditës së djshme në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan ka ndodhur një rast rrëmbimi. Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit kanë futur dhunshëm në veturë një serb për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Në tërë këtë situatë serbi kishte arritur ta çelte derën e veturës dhe të kërcente.
Më pas të dy e kanë sulmuar fizikisht viktimën. Gazeta Express mëson se shkaktar i këtij incidenti ka qenë një mosmarrëveshje rreth një femre.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor në spital, ndërsa sulmuesit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i policisë:
Rr. “Avdullah Tahiri”, Gjilan 30.01.2018 – 19:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishin futur me dhunë në veturën e tyre viktimën mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.
Viktima kishte arritur që të hapte derën e veture dhe të kërcente nga vetura. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.