Një person është arrestuar nga Policia në Malishevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme./KosovaPress/