Aktuale

Rrah katër persona dhe ua dëmton automjetin

Të martën në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, tre persona kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull, i cili iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu i dyshuari me një shkop druri e ka dëmtuar automjetin e tyre , njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.