Aktuale

Rrah bashkëshorten, arrestohet

Mbrëmë në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi që e kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në orën 21 të së shtunës ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/