Këngëtarja simpatike, Ronela Hajati në më pak se dy muaj ka realizuar 4 projekte të reja dhe nuk ka të ndalur.
Ajo në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar se janë pesë këngë të reja për të cilat është duke punuar dhe që do të publikohen së shpejti.
“Faleminderit me zemër për çdo fjalë e kritikë për të gjitha projektet e mia se fundmi! Në më pak se dy muaj janë realizuar 4 projekte te reja… Shumë punë,por shumë dashuri e marrë prej jush! Janë dhe 5 projekte të tjera që presin të marrin jetë këto muaj! Ronela ju do! ”, ka shkruar Ronela Hajati.
Kujtojmë se Ronela vetëm me këngën “Lage” ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube, kurse edhe projektet tjera janë mjaft shumë të klikuara.