Shëndetësi

Roli i vitaminave për gratë shtatzëna dhe për fëmijët

Kur je shtatzënë edhe dieta më e mirë nuk mjafton për t’i ofruar të gjitha materiet ushqyese dhe vitaminat që ti dhe foshnja keni nevojë.

Kjo është arsyeja pse është shumë me rëndësi që t’i merrni vitaminat e rekomanduara për gra shtatzëna, transmeton “Zeri.info”.

Disa vitamina, acidi folik (vitamina B) për shembull ndihmon në uljen e rrezikut të disa defekteve të lindjes kurse vitamina D ndihmon në zhvillimin e eshtrave.

Zhvillimi i hershëm është aq i rëndësishëm në jetën e fëmijës tuaj dhe të sigurohesh që ata të marrin fillimin më të mirë të mundshëm në jetë, do t’u ndihmojë atyre të ndërtojnë eshtra, dhëmb, muskuj të fortë e gjithashtu aftësi konjitive.

Mirëpo, edhe pasi të lindni fëmijën tuaj, ju në asnjë mënyrë nuk duhet të lini anash vitaminat, sidomos nëse e ushqeni fëmijën tuaj me gji, pasi përmes kësaj ju e furnizoni atë me të gjitha materiet e duhura ushqyese. /ZËRI/