Rajon & Botë

Rohani: Do të reagojmë në rast të shkeljes së marrëveshjes

Irani e respekton marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, por do të reagojë me vendosmëri nëse kjo marrëveshje shkelet, theksoi sot presidenti iranian, Hassan Rohani në OKB.

“Ne nuk kemi gënjyer askënd, ne nuk kemi qenë të pandershëm në aplikimin e marrëveshjes, por Teherani do të kundërpërgjigjet me vendosmëri për çdo shkelje të marrëveshjes”, shtoi Rohani, ndërkohë që SHBA-të po kërkojnë rishikimin e marrëveshjes.

“Do të ishte e turpshme nëse marrëveshja do të prishej nga individët e rinj në politikën ndërkombëtare”, theksoi presidenti iranian duke iu referuar presidentit amerikan, Donald Trump.

“Marrëveshja i përket komunitetit ndërkombëtar dhe jo një apo dy vendeve”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër marrëveshjen iraniane para OKB-së, duhet të vendosë, deri në mes të muajit tetor, nëse certifikon ose jo para Kongresit faktin se Teherani respekton apo jo angazhimet e tij./KosovaPress/