Rajon & Botë

Rohani: Fuqitë botërore përhapen terrorizmin

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka thënë se fuqitë botërore janë ato të cilat kanë përhapur terrorizmin gjatë 15 vjetëve të fundit, shkruan Fox News.

“Represioni dhe ndërhyrja ushtarake nga një shtet,ka bërë që terroizmi të zgjerohet, duke bërë që bota të jetë më pak e sigurtë”, tha Rohani në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, transmeton KosovaPress.

Rohani ka folur edhe për marrëveshjen e programit bërthamor të Iranit, që u arrit në mes të Shteteve të Bashkuar adhe pesë fuqive të tjera botërore vitin e kaluar, duke e përshkruar marrëveshjen si “fitore për të dyja palët”.