ShowBiz

Rodriguez flet për lidhjen me Lopez: Ajo është vajzë e jashtëzakonshme

Ish-ylli i bejsbollit, Alex Rodriguez për herë të parë ka folur për lidhjen e tij me Jennifer Lopez.

Rodriguez ishte mysafir në emisionin “The View”, ku zbuloi se ai dhe këngëtarja po kalojnë shkëlqyeshëm.

Lopez ka një djalë dhe vajzën nga lidhja me Marc Anthony, ndërsa i dashuri i ri thotë se ajo është nënë e shkëlqyeshme.

“Ajo është vajzë e jashtëzakonshme. Njëra nga njerëzit më të mençur që kam njohur dhe nënë e jashtëzakonshme,” tha Rodriguez, transmeton KosovaPress.

Ndonëse janë në lidhje për më shumë se një muaj, Jennifer dhe Alex kanë kaluar shumë kohë së bashku. Çifti ishte në Bahame dhe Majami, ndërsa Jennifer tashmë ka njohur edhe familjen e Alex.