U përfol shumë në media ndarja e tyre dhe kriza në martesë, por asgjë nga këto nuk ishte e vërtet.
Çifti që po korrin suksese në skenën muzikore, Nora Istrefi dhe Robert Berisha padyshim që mbeten dyshja më simpatike në vend, shkruan Indeksonline.
Thashethemet për ta shpesh i kanë demantuar të dy këta, duke postuar në rrjete sociale foto me njëri tjetrin dhe vajzën e tyre, Renee.
Së fundmi Roberti ka postuar në Instagram një foto të Norës nga një dasmë ku morën pjesë javën e kaluar.
Nora shfaqet plot stil dhe bukuri, derisa Roberti në mbishkrimin e fotos ka vendosur një zemër. /Indeksonline/