Ka qenë radha e këngëtarit Robert Berisha që të gatuajë drekën e sotme në kuzhinën e Arjola Shehu në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan.
Duke qenë se Roberti ka treguar aftësi shumë të mira në kuzhinë, rëndom ka lindur pyetja se nëse ai gatuan edhe në shtëpi apo për këtë pjesë merret bashkëshortja e tij, Nora Istrefi. “Jo, në fakt Nora nuk gatuan fare sepse nuk di të gatuajë mirë. Në përgjithsi ne hamë jashtë pasi jemi edhe të zënë ndërsa drekën hamë tek mami. Unë gatuaj më shpesh” – ka treguar Roberti.
Ndërkohë Arjola e ka pyetur Robertin se duke qenë se ata janë të zënë, kush kujdeset për ushqimin e vogëlushes, Renee, Roberti është treguar shumë i sinqertë duke thënë se ata kanë punësuar dikë që të gatuajë për vajzën e tyre.