Një shqiptar 21 vjeçar në gjendje të dehur ka aksidentuar për vdekje me makinë një shtetase italiane 37 vjeçe e një vajzë 11 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Veronës në rrugën që lidh komunën Sirmione me qytezën Pescheria del Garda.
Makina tip Seat Leone me të cilën udhëtonte 21 vjeçari shqiptar është përplasur dhunshëm me një makinë Fiat Punto ku po udhëtonin 2 gra me 3 fëmijët e tyre të vegjël.
Nga përplasja kanë vdekur menjëherë në vendngjarje njëra nga gratë, 37 vjeçarja Annamaria Zippone e vogëlushja 11 vjeçe Gaia Boticchio.
Personat e tjerë që po udhëtonin me to, fëmijët e moshës 7 e 10 vjeç të Anna Marias dhe nëna e Gaias 40 vjeçe kanë mbetur të plagosur.
21 vjeçari shqiptar ka marrë plagë të lehta nga ky aksident dhe ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Policia italiane ka arrestuar shqiptarin për krimin e vrasjes rrugore ndaj 2 personave.