Kuriozitete

I riu nga Nju Jorku fiton një milion dollarë në jacpkot

Një njujorkez e ka pritur befasia e madhe kur derisa po priste të pomponte gomat, vendosi të kalojë kohën duke blerë një kupon të lotarisë. Në kartelën për grithje qëndronte vlera një milion dollarë.

Zyrtarët e lotarisë shtetërore njoftuan se ai është fitues i jackpotit. Kartela është blerë në Bolston në Virgjinia.

Fituesi fatlum tha se kishte vendosur ta blejë kartelën e lotarisë prej dhjetë dollarësh, pasi që atë zakonisht atij ia blinte tezja. Ai po ashtu tha se në fillim nuk besoi se kishte fituar jackpotin. Megjithatë, ai do të marrë vetëm 662 mijë dollarë, pasi pjesa tjetër shkon në kuadër të tatimit.