Edhe pse mjaft e dhimbshme videoja e mëposhtme tregon një panoramë të asaj që ndodh rëndomë në fshatrat e Shqipërisë.
Video e publikuar nga JOQ tregon se ndërsa një i ri po lëvizte me biçikletë afër Surrelit, ku ndodhet edhe shtëpia e kryeministrit Edi Ramës, syri i kap gruan e gjorë e cila me mund e djersë shtyn një karrocë.
Por ia shton irritimin veprimi i burrit të kësaj gruaje. Siç do ta shikoni edhe në videon e mëposhtme teksa gruaja shtyn me zor karrocën, i shoqi duarkryq nuk e prish terezinë aspak që t’i japë një dorë ndihmë.
“Përshëndetje JetaOshQef. Isha duke bërë një tur me biçikletë dhe ja ç’më shohin sytë. Më vjen keq që në një fshat shumë afër kryeqytetit ekziston akoma kjo traditë ku burrat rrinë duarkryq dhe gratë mbajnë barrën”.
Prandaj meshkuj shqiptarë merreni këtë video si mesazh e mos lejoni të marrë vlerë edhe sot poezia e Çajupit – “Burrat nën hije lozin e kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë”.