Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka zbuluar sekretin e të pasurit një trup seksi dhe vital.
Bukuroshja thotë se fokusohet në ijët dhe në vithet e saj kur ushtron, edhe pse e ka problem ta motivojë veten që të ushtrojë, prandaj ka marrë foto të idhujve të saj që të inkurajohet të dalë të vrapojë.
Bukuroshja 26 vjeçe e ka rritur regjimin e ushtrimeve këtë vit, duke ushtruar për një apo dy orë në palestër, kur ajo më shumë përqendrohet në zonat e poshtme të trupit dhe duke ngrënë një ushqim të balancuar, transmeton “Zeri.info”.
Mirëpo, ajo e pranon se nuk ushtron që të duket më thatanike, por që të ndjehet më e fuqishme dhe më e shëndetshme.
“Nuk do të gënjej dhe të them se jam plotësisht e lumtur me trupin tim. E kam ditur se duhej të ndryshoja disa gjëra për ta përmirësuar qëndrueshmërinë time, posaçërisht në skenë. Nuk kam filluar të ushtroj që të dukem më vitale. Kam filluar të ushtroj që të ndjehem më mirë. Dhe mendoj se është e rëndësishme që femrat ta kuptojnë këtë. Mos u obsesioni që të jeni thatanike. Vetëm duhet të jeni vitale, e shëndetshme dhe e fuqishme. Vitin e fundit jam fokusuar vërtet në veten time, duke ushtruar shumë dhe duke ngrënë shëndetshëm”, ka thënë ajo gjatë intervistës me revistën “Shape”, përcjell “Zeri.info”.
Mirëpo, ylli i hitit “Black Widow” thotë se shpesh e ka të vështirë të zgjohet herët dhe të dalë për të vrapuar, prandaj ka marrë foto të idhujve të saj Jennifer Lopez dhe Kate Beckinsale për ta motivuar veten. /ZËRI/