ShowBiz

Rita publikon foto nga koncerti në Tiranë, ky ishte komenti që i shkroi Dafina Zeqiri

Dje qëndroi në Tiranë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja ka mbajtur koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, shkruan lajmi.net.

Ajo realizoi performancë mahnitëse para rreth 250.000 personave që ishin mbledhur për ta parë nga afër atë.

Pas përfundimit të koncertit, këngëtarja ka ndarë disa prej imazheve më të bukura, me të cilat shfrytëzoi rastin edhe të falënderonte gjithë pjesëmarrësit.

Në një prej postimeve të saj nuk mungoi komenti i Dafina Zeqirit, e cila kishte vënë flamuj kombëtar dhe duar që nënkuptonin duartrokitje për performancën e saj.

Madje e pyetur nga fansat se kur do ta shohin Dafinën në Shqipëri, ajo është përgjigjur me “korrik-gusht”. /Lajmi.net/