Rita Ora dje publikoi klipin e këngës “Only Want You”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dje ka lansuar videoklipin e këngës së saj “Only Want You”, shkruan lajmi.net.
E një pjesë të klipit ajo thotë se e ka kopjuar nga ylli botëror, Britney Spears teksa shfaqet e veshur njëjtë si ajo.
“Hey, Britney Spears kjo ishte për ty se të dua shumë. Lutuni për këta që ju inspirojnë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.
E nuk ka dyshim se kjo këngë do t’i pëlqejë publikut sikurse projektet e tjera të artistes shqiptare. /Lajmi.net/