ShowBiz

Rita Ora uron babain me një imazh të veçantë nga fëmijëria

Rita Ora ka zgjedhur një fotografi të ëmbël për ta uruar babain e saj me rastin e ditëlindjes.

Babai i Rita Orës, Besniku, sot feston ditëlindjen, meqë rast ka pranuar urime të shumta.

Një urim të veçantë, atij ia bëri vajza e tij, Rita, e cila publikoi një foto nga fëmijëria, ku shihet duke i shërbyer kafe atij.

“Urime ditëlindja baba. Ti je shoku im më i mirë, heroi im, partneri im në krim dhe ju vazhdoni të më kërkoni t’ju bëj kafe. Kështu që edhe shumë vite tjera për të të bërë kafe”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që këngëtarja bashkë me prindërit po qëndrojnë në Japoni, në kuadër të turneut. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli