Të jesh nuse në familjen Haradinaj ke privilegjin ta takosh dhe të fotografohesh me këngëtarë me famë botërore, shkruan Infokusi.com.
Si rrallë herë tri nuset e familjes Haradinaj morën pjesë në takimin e kryeministrit Ramush Haradinaj me këngëtaren Rita Ora.
E ato nuk ishin të vetmet. Haradinaj në këtë takim mori edhe tre fëmijët e tij por nuk kishte si të mungonte edhe vëllai i vetëm bashkëshortes së tij, Anitës, shkruan Infokusi.
Haradinaj gjatë këtij mandati e ka praktikuar disa herë ti presë në takime familjarët e tij për të uruar për zgjedhjen kryeministër. Në takime të veçanta ai priti nënën, motrat e babain.
Këta të fundit munguan të shtunën në zyrën e kryeministrit kur ishte për vizitë Rita Ora.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore erdhi në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë ditës u takua me krerët e vendit ndërsa në mbrëmje mbajti një koncert madhështorë për të gjithë bashkëkombësit.
U deklarua se në këtë koncert morën pjesë rreth 300.000 persona ndërsa koncerti kaloj me incidente të vogla. E për të raportuan dhe media botërore por edhe ato serbe.