ShowBiz

Rita Ora shkëlqen në Berlin, pozon e veshur me fustan elegant në banjo

Rita Ora së fundi ka udhëtuar në Berlin.

Rita Ora së fundi ka bërë të ditur që ka bashkëpunuar me brendin “Thomaso Sabo” për kampanjën e re të aksesorëve, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka udhëtuar në Gjermani ku ishte e ftuar në eventin që u organizua pas marrëveshjes që ajo arriti me brendin e njohur.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar disa imazhe, në të cilat u shfaq tejet elegante me një fustan, me të cilin vuri në pah këmbët seksi.

Rita këto fotografi i ka realizuar në banjo, ndërsa mori vëmendjen me format perfekte që ia theksonte ky fustan.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Rita Ora është “Ritual”, ndërsa po punon për këngët e reja. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli