Këngëtarja, Rita Ora ka nisur turin e koncerteve përreth botës.
Artistja shqiptare me famë botërore, tash e disa ditë ka filluar me promovimin e albumit të saj “Phoenix”, shkruan lajmi.net.
E momentalisht ajo gjendet në Tokio në Japoni, e cila shfaqet me plot stil e veshur me një fustan të kuq të gjatë.
Këngëtarja po vazhdon të jetë aktive me mbrëmje muzikore e që mirëpritet pothuajse gjithnjë nga fansat e shumtë të saj.
Ora, ndërkohë po shijon edhe suksesin e këngës së fundit “Only Want You”, të publikuar edhe me klip. /Lajmi.net/