Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Rita Ora është duke u përgatitur për rolin e saj si nikoqire e “America’s Next Top Model” dhe është shfaqur me stil elegant nëpër rrugët e New Yorkut derisa po shkonte në punë.
Bukuroshja 25-vjeçare kishte të veshur pantallona dhe xhemper me ngjyrë të verdhë të cilat i kishte përshtatur me taket me po të njëjtën ngjyrë. Ajo është fotografuar derisa po hipte në veturë.
Në fillim të këtij muaji ishte bërë e ditur se Rita do të jetë nikoqire e spektaklit televiziv amerikan. Rita më parë ka qenë trajnere në spektaklin “The Voice UK”.
Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” së fundmi ka qenë e zënë me incizimin e albumit të saj të dytë derisa është përfolur se është në lidhje me Lewis Hamiltonin, vozitësin e Formula 1.


